Ulet pak numri i rasteve, mbi 1 mijë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Ulet pak numri i rasteve, mbi 1 mijë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:56
Ilustrim

Ditët e fundit është ulur dukshëm numri i rasteve të reja me Covid-19, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 1 mijë e 317.

Që nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 50 mijë e 801 raste nga 180 mijë e 404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 9 mijë e 515.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39 mijë e 969 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, ka njoftuar sot IKSHPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat