Ngushtohet në këta tre emra gara për kandidat për kryeministër nga LDK-ja, ja kur mbahen mbledhja e kryesisë

Aktuale

Ngushtohet në këta tre emra gara për kandidat për kryeministër nga LDK-ja, ja kur mbahen mbledhja e kryesisë

Nga: D.RR Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:33
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajë nesër (e mërkurë) mbledhjen me kryesinë e saj, mëson gazeta “Bota sot” nga burimet brenda LDK-së.

Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës “Bota sot” se emri i Lutfi Hazirit që është i përfolur për kandidat për kryeministër, është tërhequr dhe kanë mbetur vetëm tre emra si kandidatë potencial.

Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe Kujtim Shala do të jenë emrat që do të shqyrtohen si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga LDK-ja.

Në mbledhjen që do të mbahet nesër, pritet të vendoset përfundimisht emri i njërit nga këta tre kandidatë.

Por mësohet se, nëse nuk arrihet marrëveshja për këta tre kandidatë, Anton Quni mund t'i futet kësaj gare.

Gjithashtu burimet e gazetës “Bota sot” mësojnë se Avdullah Hoti nuk e ka mbështetjen e plotë të partisë, për shkak se kishte garuar edhe në vitin 2017 dhe nuk ishte arritur fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat