E pranon deputetja e LDK-së: Na duhet reformim i brendshëm, ka pakënaqësi nga struktuarat me Isa Mustafën!

Aktuale

E pranon deputetja e LDK-së: Na duhet reformim i brendshëm, ka pakënaqësi nga struktuarat me Isa Mustafën!

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:24
LDK

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka pranuar se brenda këtij subjekti politik duhet një reformimin pasi sipas saj po i bëhet  një linçim i fortë nga të gjitha subjektet politike.

Ajo ka thënë se LDK-ja momentalisht në terren nuk është keq siç po proklamohet nga partitë e tjera.

“Aktualisht ne e kemi kryetarin me mandat dhe nuk mundemi sa herë që dojmë me ndërru kryetarin sepse në LDK janë disa procedura që ndiqen. Ne jemi deputetë aktualisht dhe do t’i kthehemi sovranit, besoj që do të dalim të suksesshëm në zgjedhje. Nuk u besoj këtyre dëshirave të partive të tjera të cilat po thojnë se kanë me marrë mbi 60%, qytetarët janë ata që vendosin. Sa i përket disponimit në terren për LDK-në nuk është keq. Normalisht LDK-së i duhet një reformë e brendshme sepse LDK-ja nuk qenë subjekt politik që duhej të linçohej. Të gjitha partitë janë kundër LDK-së! LDK-ja ka mbijetu edhe në sfida më të mëdha dhe sfida më të mëdha dhe besoj se do ta kalojë edhe këtë linçim nga partitë e tjera dhe besoj se kemi me dal të sukseshsëm në zgjedhjet e ardhshme”

Rexhepi ka bërë të ditur se kandidati për Kryeministër nga ky subjekt politik pritet të shpallet shumë shpejt.

“Shumë shpejt pritet të shpallet edhe kandidati i LDK-së për Kryeministër.Unë kam besim tek lidershipi i LDK-së që do të nxjerrë një kandidat më të mirin të mundshëm që LDK-ja të del e para në zgjedhje. Në asnjë variant nuk pajtohem me propagandat e partive të tjera se LDK-ja nuk është mirë, LDK-ja është mirë në terren. Të gjitha partitë politike për mua janë një brumë dhe janë kundër LDK-së”

E pyetur se a ka pakënaqi nga strukturat e partisë për sjelljen e Isa Mustafës karshi Vjosa Osmanit, Rexhepi u përgjigj kështu.

“Realisht ka pakënaqësi, por ato pakënaqësi duhet me riparu dhe duhet realisht me u ba bashkë. Zonja Osmani është dasht me luftu brenda LDK-së, në listë brenda LDK-së dhe unë do të isha përkrahja më e madhe e saj. Në qoftë se zonja Osmani është në një listë tjetër unë jam vetëm me LDK-në dhe me asnjë individ. Unë kam votuar kundër largimit të zonjës Osmani, unë jam pro saj dhe do të jem aleati i saj më i fuqishëm nëse qëndron brenda LDK-së” deklaroi Rexhepi.

Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk e ka shpallë kandidatin për Kryeministër me të cilin pritet të kandidojnë në këto zgjedhje.

Si kandidat të mundshëm për Kryemintër nga ky subjekt politik po përfliten disa emra por deri tani asgjë nuk është bërë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat