Kamberi tregon arsyen se pse PSD-ja është fajtorja kryesore për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Aktuale

Kamberi tregon arsyen se pse PSD-ja është fajtorja kryesore për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Nga: A.M. Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Shpend Ahmeti

Njohësi i çështjeve politike, Adrian Kamberi, ka thënë se Partia Socialdemokrate është fajtore për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Sipas Kamberit, PSD-ja është dashur që garonte e vetme në zgjedhjet e kaluara.

Më tej, ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo parti do t`i merrte  në zgjedhje mbi 5% të votave.

“Vetëvendosje do të ishte partia e dytë dhe në asnjë formë nuk do të pranonte një bashkëqeverisje me LDK’në si parti e parë(LDK’ja)”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

PSD’ja është fajtorja kryesore që sot kemi zgjedhje.

Nëse kjo parti do të garonte e vetme në zgjedhjet e kaluara do të merrte mbi 5% të votave. Pra kjo do ta ndryshonte krejtësisht situatën politike në vend.

-LDK’ja do të ishte partia e parë dhe V.Osmani do të ishte kryeministre  dhe nënkryetare shumë e lumtur e LDK’së.

-Vetëvendosje do të ishte partia e dytë dhe në asnjë formë nuk do të pranonte një bashkëqeverisje me LDK’në si parti e parë(LDK’ja).

Pra, ato 5% të votave të PSD’së mbeten në VV. Partia e Shpend A. Ahmeti nuk arriti të merrte me veti as 1000 vota.

Një gabim i vogël qe sjelli pasoja të madhe për ta dhe për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat