Admirali kroat Hranj falënderon gjeneral Ramën për gatishmërinë e tij për ndihmë popullit kroat

Aktuale

Admirali kroat Hranj falënderon gjeneral Ramën për gatishmërinë e tij për ndihmë popullit kroat

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
Ilustrim

Kroacia është goditur nga një tërmet me fuqi 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dresuar një letër homologut të tij, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admiralit Robert Hranj, ku shpreh vullnetin e gatishmërisë së plotë për dërgimin e njësive të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit.

E pas kësaj ka ardhur përgjigja e admiralit Hranj, i cili ka falënderuar gjeneral Ramën për gatishmërinë e shprehur për të ndihmuar popullin kroat në këto ditë të vështira.

“Kam marrë letrën Tuaj dhe ne të gjithë jemi mirënjohës për mbështetjen vetëmohuese të ofruar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Forcat e Armatosura Kroate po ndihmojnë dhe mbështesin popullsinë lokale me aftësitë dhe burimet tona, dhe ne e vlerësojmë reagimin tuaj të menjëhershëm. Ne nuk do të hezitojmë të kërkojmë për ndihmë nga ekipet tuaja nëse është e nevojshme.

Edhe një herë, faleminderit Kosovë!”, thuhet në letër.

Ndryshe, tërmeti i djeshëm në Kroaci është pasuar edhe me një seri lëkundje të tjera të tokës edhe gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat