E konfirmon kryprokurori: Katër të vrarët në Pozharan janë familjarë

Aktuale

E konfirmon kryprokurori: Katër të vrarët në Pozharan janë familjarë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Është konfirmuar zyrtarisht se katër personat që dyshohet se janë vrarë me armë zjarri në fshatin Pozharan të Vitisë janë anëtarë të një familje.

Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Gjilanit Arben Kadriu.

Kadriu ka thënë se është akoma herët që të flitet për motivet e këtij rasti tragjik.

Të gjitha ekipet e policisë janë në vend të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat