Baton Haxhiu thotë se flet shpesh me Thaçin në Hagë, jep detaje se për çka flasin, këto janë kushtet e tij brenda...

Aktuale

Baton Haxhiu thotë se flet shpesh me Thaçin në Hagë, jep detaje se për çka flasin, këto janë kushtet e tij brenda...

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:06
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Publicisti dhe gazetari Baton Haxhiu, ka treguar së fundi se ai po bisedon shpesh me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili gjendet i paraburgosur në Hagë si shkak i aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.

Baton Haxhiu ka qenë i ftuar ditë më parë në emisionin “Zone e Lirë”, ku edhe është pyetur se a ka kontakte me ish–presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se biseda që e bëjnë me të është shumë e shkurtër dhe vetëm pyesin njëri-tjetrin se si janë.

“Nuk ka asnjë mundësi të flasësh më shumë se si je?, çka po bën? Për arsye se telefonin që e ke brenda, që e sjell për të telefonuar dikë, je i incizuar”, ka bërë të ditur Haxhiu.

Tutje ai ka rrëfyer edhe një detaj, duke thënë se Thaçi po lexon libra dhe se është mirë.

“Mirë është, po lexon libra, brenda e ka edhe një televizor”, ka thënë Haxhiu.

Më poshtë rrëfimi i tij i plotë rreth bisedave me ish-presidentin Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat