Me vargjet e Ndre Mjedës, Vjosa Osmani iu kundërpërgjigjet akuzave të PDK-së për vjedhje të sloganit

Aktuale

Me vargjet e Ndre Mjedës, Vjosa Osmani iu kundërpërgjigjet akuzave të PDK-së për vjedhje të sloganit

Nga: A.Morina Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:40
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se slogani i listës me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme në vend është 'Guxo'.

Ndaj këtij slogani kishte reagime nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, më saktësisht nga zyrtari i saj Betim Gjoshi. Sipas Gjoshit, slogani “Guxo” i Vjosa Osmanit, është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK-së.

Kurse, u.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu kundërpërgjigj Gjoshit në mënyrë të tërthortë përmes disa vargje të Ndre Mjedës, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

‘Tuj u tall' e tuj pritue

Kurrgjasend nuk qitet n’dritë

Çfarëdo sendi me fitue

Trimni lypet e guxim’

(Ndre Mjeda)

#GUXO

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat