Veprimtarja e LDK-së në Zvicër ia “mbyllë gojën” Hajredin Kuçit: Turp për ty, Thaçi po gjykohet për 100 vrasje...

Aktuale

Veprimtarja e LDK-së në Zvicër ia “mbyllë gojën” Hajredin Kuçit: Turp për ty, Thaçi po gjykohet për 100 vrasje...

Nga: N.Sh Më: 4 janar 2021 Në ora: 21:26
Hajredin Kuçi dhe Hashim Thaçi

Zize Pepshi, nënkryetare e Degës se LDK në Zvicër ka reaguar ndaj Hajredin Kuçit të PDK-së.

Pepshi në një postim në Facebook, reagoi ndaj deklaratës së Kuçit i cili, sipas saj, e ka barazuar figurën historike të presidentit Ibrahim Rugovës me atë të Thaçit.

Ajo shkruan se, Thaçin nuk mund ta quash historik, pasi që akuzohet për krime ndaj njerëzimit dhe për 100 vrasje.

Postimi i plotë:

Image

Turp për ty H. Kuçi, ta futësh figurën historike, shpëtimtarin e popullit të Kosovës,  Pres. historik Dr. I. Rugova, më një thes më Hashim. Ta quash Thaçin historik,  "njeriun" i cili dyshohet për krime ndaj njerëzimit, ai po gjykohet në Hagë, për 100 vrasje....shumica bashkëpunëtorë të Presidentin historik dr. I. Rugova!

Marre dhe pas kësaj marrje, bën mirë që ta ndalësh gojën.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat