Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova zgjasin deri në 1 orë e gjysmë

Aktuale

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova zgjasin deri në 1 orë e gjysmë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Pritjet e mërgimtarëve që kanë kaluar festat e fundvitit në vendlindje po vazhdojnë por me intensitet më të ulët.

Për dallim nga ditët e kaluara kolonat në pikat kufitare në dalje të Kosovës janë reduktuar.

Sipas të dhënëave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat në Merdare janë të gjata deri në 400 metra me pritje deri në 90 minuta.

Në pikën tjetër kufitare, atë te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 25-30 minuta, me gjatësi të kolonave deri në 100 metra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat