Seanca e për angazhimin e FSK-së në misionin paqeruajtës, Osmani mbledhë Kryesinë e Kuvendit

Aktuale

Seanca e për angazhimin e FSK-së në misionin paqeruajtës, Osmani mbledhë Kryesinë e Kuvendit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:36
Kryesia e Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në krye me Vjosa Osmanin për të diskutuar rreth kërkesës së kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së në mision paqeruajtës përkrah Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Në mbledhje janë kryetarja Vjosa Osmani, nënkryetarja që është nga radhët e Vetëvendosjes, Arbëria Nagavci, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Fikrim Damka.

Kryesia e Kuvendit duhet të caktojë mbajtjen e seancës së sotme, por paraprakisht nevojitet të mblidhet edhe Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti gjatë së martës njoftoi se seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së në mision paqeruajtës përkrah Gardës Kombëtare të Iowa-s do të mbahet sot në ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat