Agim Veliu: Kam thënë e madhe për Vjosa Osmanin në kuptimin politik

Aktuale

Agim Veliu: Kam thënë e madhe për Vjosa Osmanin në kuptimin politik

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:36
Agim Veliu dhe Vjosa Osmani

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu në një deklaratë për media ka thënë sot se edhe po t’ia lëshonte vendin e gjithë Kryesia, Vjosa Osmanin nuk do ta nxinte. Këto deklarata shkaktuan reagime të shumta në vend, teksa vet Veliu në një deklaratë për T7, sqaroi se pse e tha atë gjë.

“Unë e kam thënë vetëm në kuptimin politik. Ajo është deklaruar në nivelin e një Kryesie që i ka 30 anëtarë, ajo e ka kushtëzuar që nëse ata tërhiqen unë rikthehem. Unë e kam thënë vetëm në këtë kuptim. Nuk e kam ditë që duhet një Kryesi me u largu për me ja lëshu vendin”, ka thënë ai.

Në ndërkohë Veliu, sot gjatë ditës në një deklaratë për Periskopin tha se Vjosa Osmanit i duhet hapësirë shumë se është tepër e madhe dhe e gjerë.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po e kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskan ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin dhe nuk e di a e nxen”, ka thënë ai sot gjatë ditës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat