Agim Aliu: Të lënduarit rëndë nga shpërthimi po bëjmë përpjekje t’i dërgojmë në Turqi

Aktuale

Agim Aliu: Të lënduarit rëndë nga shpërthimi po bëjmë përpjekje t’i dërgojmë në Turqi

Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se po bëjnë përpjekjet maksimale për personat që pësuan lëndime të rënda si pasojë e shpërthimit të gazit në një restorant në Ferizaj.

Aliu tha se po mundohen t’i lehtësojnë procedurat për shërim të të lënduarve në Turqi, sipas rekomandimeve të mjekëve.

Postimi i plotë:

Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rëndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në Republikën e Turqisë, sipas rekomandimeve të mjekëve, pas vendosjes së kontakteve nga Komuna e Ferizajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës dhe kërkesës tonë pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë.

Zemërthyer e të tronditur jemi sot, jo vetëm ne ferizajasit, nga vala e zjarrit e shpërthimi i fuqishëm që lëndoi dhjetëra qytetarë. Ferizaj do ta kapërcej edhe këtë plagë që nisi vitin. Të gjithë jemi me lutjet tona për shërimin e të lënduarve dhe pranë familjeve të tyre. I jashtëzakonshëm ishte edhe reagimi i mjekëve e infermierëve ferizajas dhe stafit teknik nga komunat fqinje, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, solidarizimi i bizneseve me këtë fatkeqësi e qytetarëve të rastit që me reagimin e shpejtë, parandaluan zgjerimin e tragjedisë

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat