Ish nënkryetari i AAK-së me fjalë të mëdha për Anton Qunin dhe Lumir Abdixhikun

Aktuale

Ish nënkryetari i AAK-së me fjalë të mëdha për Anton Qunin dhe Lumir Abdixhikun

Nga: P.R Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:52
Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku

Ish nënkryetari i AAK-së, Anton Berisha, i cili së fundi iu bashkua LDK-së, përmes një postimi në facebook ka shprehur lëvdatat e tij për Anton Qunin dhe Lumir Abdixhikun.

Sipas Berishës, Quni dhe Abdigjiku përcollën në publik qetësinë dhe racionalitetin e themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit Rugova.

“Per fat te keq, nuk po shohim ne publik diskutime te tilla te natyres racionale pervec euforise ndaj individeve dhe iluzionit se gjerat e komplikuara te shtetit zgjidhen thjeshtazi individualisht. Sikur nuk po mesojme nga eksperiancat apo sikur nuk po arrijme te kapercejme pragun e vetedijes se shteti eshte organizim pertej qasjes se turmes dhe pertej mosdijes”, shkruan ndër tjerash Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Strategu boteror i politikes se jashtme Henry Kissinger ne veshtrimet e tij te rrjedhes historike te politikes, vente ne spikamë <> si nje nder karakteristakt themelore te periudhes se iluminizmit qe mundesoi ndryshimin per te mire te Europes, e me vone edhe te botes.

Per fat te keq, as sot politika e arsyes nuk po arrin te zënë vend ne politiken shqiptare, dhe gati si ne tragjike vazhdojme me euforine e ideologjive te rrejshme duke mos marre asnje mesim nga pervoja e ketyre 100 vjeteve te fundit qe katandisi kombin shqiptar ne gjithe keto hapesira.

Mbreme, ndonese ne kohe parale, arrita te percjelle intervistat e dy politikaneve z. Anton Quni dhe z. Lumir Abdigjiku, te cilet percollen ne publik qetesine dhe racionalitetin e themeluesit te shtetit te Kosoves, presidentit Rugova.

Pavaresisht debatit politik, ata ne asnje rrethane nuk lejuan qe temat partiake te perzihen me ato shteterore.

Dua te shkoqise dy elemente thelbesore te permendura qe qartazi jane tregues te vetedijes dhe pergjegjesise shteterore:

- qasjen e z. Quni, se mospajtimet e brendshme partiake e individuale politike nuk mund te prevalojne interesin e shtetit siç ishte marrja e pergjegjesise per organizimin dhe zhvillimin e trupave ushtarake.

- qasjen e z. Abdigjiku, qe qeverisja nuk eshte vetem proces politik i fitimit te zgjedhjeve dhe krijimit te qeverise, por eshte pergjegjesi qe kerkon resurse si domosdoshmeri e zbatimit te politikave te percaktuara.

Per fat te keq, nuk po shohim ne publik diskutime te tilla te natyres racionale pervec euforise ndaj individeve dhe iluzionit se gjerat e komplikuara te shtetit zgjidhen thjeshtazi individualisht. Sikur nuk po mesojme nga eksperiancat apo sikur nuk po arrijme te kapercejme pragun e vetedijes se shteti eshte organizim pertej qasjes se turmes dhe pertej mosdijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat