Kushtetuesja publikoi vendimin, zyrtari i VV-së vjen me porosi për qytetarët

Aktuale

Kushtetuesja publikoi vendimin, zyrtari i VV-së vjen me porosi për qytetarët

Nga: A.Zh Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:57
Lëvizja Vetëvendosje

Arbër Zaimi, zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas publikimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar “Qeverinë Hoti”.

Ai ka thënë se në Kosovë po ndodh ndërrimi me themel i kastës politike, duke thënë se ai që bëhet me të vjetrën, do të mbahet mend për keq.

Zaimi ka porositur qytetarët që të kenë “mend në kokë” kur të votojnë, pas sipas tij, ata kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz.

Postimi i Zaimit në Facebook:

Partitë e krijuara në vitet ‘90 me politikë intrigash të viteve ‘80 e kanë përfunduar ciklin e tyre dhe nuk kanë më asnjë dobi për shoqërinë.

Vendi ka nevojë urgjente për zhvillim, qytetarët për përfaqësim dinjitoz që i flet kohës sonë.

Hajdutët ia kanë humbur kuptimin të majtës e të djathtës, dhe kanë mbjellë armiqësi e sharje në vend të debatit e argumentimit. Nuk je dot as i majtë e as i djathtë, as i luftës e as i paqes, as besimtar e as ateist, nëse je hajdut.

Prandaj në Kosovë po ndodh ndërrimi me themel i kastës politike. Ai që tash bëhet me të vjetrën, do mbahet mend për keq. Ai që pretendon ta ndalë të renë me intriga e me padrejtësi, vetëm sa e rrit edhe më shumë atë.

E vetmja strategji për të mbijetuar e vjetra është duke gjetur fytyra të reja e duke u infiltruar te e reja. Kështu që, secili, me mend në kokë kur të votojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat