Thirrja e Gani Gecit për votuesit e LDK-së: Harroni individët, LDK nuk është pronë private e askujt

Aktuale

Thirrja e Gani Gecit për votuesit e LDK-së: Harroni individët, LDK nuk është pronë private e askujt

Nga: N.Sh. Më: 8 janar 2021 Në ora: 08:23
Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci pak para zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka bërë thirrje për elektoratin e këtij subjekti që t’i qëndrojnë besnik programit të LDK-së.

Geci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të harrohen individët pa përmendur emra.

Geci shton se LDK nuk është pronë private e askujt, por është aset i Kosovës.

Ai shton se programi i LDK-së ishte inkoroporuar në programinë e Qeverisë Kurti, në kohën kur ishin në koalicion këto dy parti.

“Të gjitha subjektet tjera politike po presin të rriten në saje të ndarjes së elektoratit të LDK-së.

Ftojë elektoratin besnik të LDK-së ti qëndrojë besnik programit të LDK-së”, shkruan ai.

“Harroni individët se individët shkojnë e vijnë por t’i qendrojmë besnik programit të LDK-së si program i qendrës së djathtë. Nuk është  LDK pronë private e askujt, LDK është aset i Kosovës dhe do të mbetët per jetë e mot”, shkruan tutje Geci.

Sipas tij, LDK është shkollë politike në Kosovë.

“Të gjithë e dim se 80 % e programit të LDK-së është inkorporuar në programin qeverisës të Kurtit, sepse LDK ka njerëz që dijnë të krijojnë program zhvillimor, të tjerët nuk kanë njerëz që dijn të bëjnë program, prandaj edhe të gjithë dëshirojnë të bëjnë koalicion me LDK-në”, përfundon Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat