Osmani takon ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së pas shpalljes së datës së zgjedhjeve

Aktuale

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së pas shpalljes së datës së zgjedhjeve

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:19
foto nga vendi ngjarjes

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it dhe të BE-së.

Në këtë takim, u.d. Presidentja Osmani theksoi se mbrojtja e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor është qëllimi kryesor i institucioneve të vendit, duke garantuar kështu jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur përmes votës së lirë.

Osmani potencoi rëndësinë e përfshirjes së vëzhguesve ndërkombëtar në monitorimin e procesit zgjedhor, ndaj në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e QUINT-it dhe të BE-së.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Quint-it dhe të zyrës së BE-së shprehën mbështetjen e tyre për institucionet e Kosovës për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta e paqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat