Zëdhënësi i PDK-së kritikon Vjosa Osmanin: Po bëni politikë, në vend se të reagoni në mënyrë institucionale

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së kritikon Vjosa Osmanin: Po bëni politikë, në vend se të reagoni në mënyrë institucionale

Nga: G.B Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:58
Vjosa Osmani

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj u.d së presidentit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Osmani, si në rastin e incidentit në Ferizaj me bombolat e gazit, tani me vërshimet, ka zgjedhur të bëjë politikë, në vend se të reagojë në mënyrë institucionale, duke shfrytëzuar autoritetin e saj kushtetues, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se në rastin e Ferizajt, ajo fliste për shëndetësi që për një kohë të gjatë menaxhohet nga ish bashkë partiakët e saj, derisa Enver Hoxhaj bënte telefonata për të kërkuar ndihmë për të lënduarit, në Turqi e Greqi.

Bytyçi i ka thënë Osmanit se mund ta ftojë Këshillin Nacional të Sigurisë, ta mobilizojë ushtrinë por nuk i bën këto dhe ka vetëm ankesa.

Postimi i tij i plotë:

Njëjtë, si në rastin e incidentit në Ferizaj me bombolat e gazit, tani me vërshimet, znj. Osmani, ka zgjedhur të bëjë politikë, në vend se të reagojë në mënyrë institucionale, duke shfrytëzuar autoritetin e saj kushtetues.

Në rastin e Ferizajt, znj. Osmani foli për cilësinë e shëndetësisë e cila për një kohë të gjatë edhe tani menaxhohet nga ish bashkë partiakët e saj.

Përderisa z. Enver Hoxhaj për 48 orë, kishte zhvilluar dhjetëra telefonata në Turqi dhe Austri, duke telefonuar miq dhe ish kolegë diplomatë, për të kërkuar ndihmë për 6 të lënduarit në Ferizaj, U.D. së Presidentes, bënte politikë dhe nuk vepronte asgjë.

Njëjtë po vepron edhe sot, me rastin e fatkeqësisë natyrore!

Znj. U.D. e Presidentes, ju keni të drejtë ta ftoni Këshillin Nacional të Sigurisë, ju keni autoritet kushtetues që ta mobilizoni ushtrinë edhe mekanizmat e emergjencës. Por jo, si gjithmonë, vetëm fjalë edhe ankesa përderisa qytetarët e disa pjesëve të Kosovës po humbin pronën dhe pasurinë e tyre.

Andaj na kurseni nga fushata politike znj. Osmani dhe jetësoni sloganin tuaj të huazuar nga ne, PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat