Maqedonci: 100 pjesëtarë të FSK-së merren me kërkime në terren

Aktuale

Maqedonci: 100 pjesëtarë të FSK-së merren me kërkime në terren

Më: 12 janar 2021 Në ora: 00:43
Ejup Maqedonci

Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se ngjarjet e fundit nuk mund të quhen vërshime por përmbytje.

Sipas tij, reshjet e shiut kanë shkaktuar këtë masë të madhe të grumbullit të ujit mirëpo vërshimet sipas tij, shkaktojnë probleme më të mëdha në njerëz dhe objekte.

“Edhe në aspektin gjeografik, Kosova nuk është e përfshirë nga vërshimet. Këto janë përmbytje. Përmbytjet ndodhin kur zakonisht lumenjtë dalin nga shtrati dhe përmbysin zona të caktuara. Ato gjithashtu shkaktohen nga shirat dhe ndotjet e lumenjve”, ka deklaruar Maqedonci.

Maqedonci ka shtuar se rreth 100 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të angazhuar për kërkime në raste të tilla. Ai ka potencuar se në kësi raste, të parët që reagojnë janë zjarrfikësit.

“Me sa kam njohuri, edhe zjarrfikësit edhe policia kanë zhvilluar kapacitetet e tyre, secili njësit i zjarrfikësve ka pjesëtarë që merren me kërkime”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat