Avokati Kërveshi: Pasojat juridike të vendimit të Kushtetueses do të jenë të mëdha

Aktuale

Avokati Kërveshi: Pasojat juridike të vendimit të Kushtetueses do të jenë të mëdha

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:45
Kujtim Kërveshi

Në një tryezë virtuale të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), lidhur me pyetjen se kush ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje, avokati Kujtim Kërveshi ka thënë se pasojat juridike të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e Etem Arifit do të jenë të mëdha.

“Duhet me rikujtu se subjekti para se me ardh tek ky test, e ka një test penal që e kalon dhe aty i shkruhet e drejta e cila mund t’i mohohet me aktgjykim”, tha ndër të tjera Kërveshi.

Sipas tij, interpretimi që është bërë nga Gjykata Kushtetuese është i ngushtë dhe si i tillë e injoron edhe Kodin Penal, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë arsye, Kërveshi tha se pasojat juridike do të jenë të mëdha edhe për ata që aktualisht janë në procese por edhe ata në të ardhmen mund të bëhen pjesë e proceseve.

Sipas tij, nëse do të zbatohet në mënyrë strikte vendimi pa u zbatuar procedura tjera, do të sjellë pasiguri juridike pasi siç tha, aktgjykimi i Kushtetueses shumë gjëra i lë për tu trajtuar në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat