Mbështetje idesë së Hoxhajt për debate televizive i jep edhe ky analist

Aktuale

Mbështetje idesë së Hoxhajt për debate televizive i jep edhe ky analist

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:29
Agon Maliqi

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj sot ka shpalosur planin e tij për qeverisje, me sloganin të quajtur Rimëkëmbje për Kosovën.

Përmes një konference për media, Hoxhaj gjithashtu e ka ftuar Albin Kurtin në përballje me të me 5 debate, për 5 tema të ndryshme.

E mbështetje idesë së Hoxhajt i ka dhënë  edhe analisti i njohur, Agon Maliqi.

“Ka shumë nevojë në këto zgjedhje për një ose dy debate mes 3-4 liderëve kryesorë. Opinioni publik meriton shumë më shumë se kjo lloj fushate monologjesh ku secili flet çfarë të dojë para militantëve dhe e kontrollon mesazhin në media sociale, ose ku liderët u ikin moderatorëve që mund t’u bëjnë pyetje të vështira. 

Televizionet kryesore ndoshta mund ta bëjnë një marrëveshje për moderim të përbashkët si në SHBA, t’i vendosin liderët para aktit të kryer duke i ftuar dhe “detyruar moralisht” të paraqiten”, ka shkruar Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat