S’ka dilema, në këtë lokacion do të vendoset shtatorja e Anton Çetës

Aktuale

S’ka dilema, në këtë lokacion do të vendoset shtatorja e Anton Çetës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:42
Shtatorja e Anton Çetës

Komuna e Prishtinës e quan të mbyllur çështjen e vendosjes së shtatorës të Anton Çetës.. Shtatorja e ish-profesorit dhe pajtuesit së gjaqeve do të vendoset mbi objektin e Parkingut Nëntokësor pranë Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

Vendosja e shtatores do të bëhet pas përfundimeve të punimeve në parkingun nëntokësor.

Vendimi i marrë dy muaj më parë mbetet në fuqi, gjë e cila konfirmohet edhe nga kryesuesi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta.

Dje familja e Anton Çetës ka dal kundër një ideje që shtatorja të vendoset në oborrin e Katedrales në Prishtinë.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat