A do t’i përgjigjet Kurti Enver Hoxhajt për debat? Flasin nga VV-ja

Aktuale

A do t’i përgjigjet Kurti Enver Hoxhajt për debat? Flasin nga VV-ja

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:03
Albin Kurti

Dje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka bërë ftesë publike ndaj Albin Kurti nga VV që të ballafaqohen në gjashtë debate.

“Debati është i domosdoshëm për çdo demokraci. Sot i bëj thirrje Albin Kurtit që t’i kemi 6 debate. Debate serioze. Debate informuese. Ashtu që qytetarëve t’ua ofrojmë informacionin dhe elementet e nevojshme për ta marrë vendimin e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Zyra për Media e Vetëvendosjes kanë thënë se janë shumë të zënë dhe se nuk janë duke u marrë me një çështje të tillë.

“Nuk kemi diskutuar ende në lidhje më çështjen në fjalë, jemi shumë të zënë për finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe disa çështje tjera. Momentin që do vendosim, ne do i përgjigjemi publikisht” –  ka thënë Manxhuka.

 Debat ballë për ballë mes kandidatëve për kryeministër në Kosovë, asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e zgjedhjeve parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat