Ish-drejtori i policisë, Rashit Qalaj aderon në PDK

Aktuale

Ish-drejtori i policisë, Rashit Qalaj aderon në PDK

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:16
Rashit Qalaj dhe Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën bëri të ditur se ish-drejtori I Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në PDK.

Hoxhaj tha se Qalaj do të bëhet pjesë e programit dhe vizionit të rimëkëmbjes politike dhe se me këtë rimëkëmbje politike sektori i sigurisë dhe zhvillimi i këtij sektori do të jetë prioritet i qeverisë.

“Polica patë mbet pa drejtor në kohën kur vendi ishte i kërcënuar. Qalaj për 20 vite ka punuar në Policinë e Kosovës, ka qenë i arsimuar në Britaninë e Madhe. Në programimin e rimëkëmbjes do ta ketë rolin kyç në reformat e sigurisë. Qalaj ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është një simbol dhe sinonim i shumë shërbyesve civil të Kosovës. Me Qalajn do ti rikthejmë qeverisjen e mirëfilltë të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj

Qalaj deri para pak muajsh ishte në krye të Policisë së Kosovës, ndërsa u shkarkua nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria Hoti zyrtarizoi drejtorin e ri të PK-së, Samedin Mehmetin, teksa Qalaj një ditë më vonë zyrtarizoi aderimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat