Flet familjari që ishte bashkë me Fadil Syleviqin në momentin e vdekjes

Aktuale

Flet familjari që ishte bashkë me Fadil Syleviqin në momentin e vdekjes

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:55
Policia e ka konfirmuar lajmin se ish-zyrtari i saj, Fadil Syleviq është gjetur i vdekur sot në afërsi të Liqenit të Badovcit

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin se ish-zyrtari i saj, Fadil Syleviq është gjetur i vdekur sot në afërsi të Liqenit të Badovcit.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete”, ka thënë Policia.

Ndërkohë për vdekjen e Syleviqit kanë folur edhe familjarët e tij. Djali i Axhës që ishte me të, ka treguar se si ka vdekur ai.

“Ai ka qenë duke ecur rreth orës 12:00 të paradites së sotme për një moment ka pësuar një sulm dhe më pas ka vdekur në vendin ngjarjes”, ka thënë shkurt djali i axhës së tij, Valdeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat