Fadil Syleviqi akuzohej për vrasjen e këtij personi nga Drenica

Aktuale

Fadil Syleviqi akuzohej për vrasjen e këtij personi nga Drenica

Nga: H.O. Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:13
Fadil Syleviqi

Në kohën kur ishte Ambasador i Kosovës në Shqipëri, tanimë kryetar i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte akuzuar Fadil Syleviqin për vrasjen e atdhetarit Hafir Shalës në prill të vitit 1998.

“Dr. Hafir Shala, i kindapuar ne prillin e vitit 1998 nga UDB-shi Fadil Syleviqi, dhe i mbytur me dhunë në zyrat e hetuesisë serbe, në Prishtinë. Dr. Hafirit, më pas, ia zhdukën edhe trupin e tij, eshtrat e të cilit nuk u gjetën kurrë deri më sot”, kishte shkruar Lladrovci në Facebook.

Poashtu, ai kishte shkruar se rasti i tij nuk u hetua asnjëherë deri më tani, për t’u zbardhur e vërteta e kindapimit dhe mbytjes me dhunë nga hetuesit e pushtetit të satrapit Sllobodan Millosheviq. Rasti nuk u hetua kurrë, as nga drejtesia vendore e as nga ajo ndërkombëtare.

“Aq më shumë, kur e dimë se UDB-ashi që e kindapoi dhe nga duart e të cilit vdiq, e më pas u zhduk Dr. Hafir Shala, është i gjallë dhe bartë përgjegjësi të larta në njërin ndër institucionet më të rëndësishme të vendit tonë, në Policinë e Kosovës”, ka shkruar Lladrovci në Facebook”, kishte shkruar ai.

Ndryshe, ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur në afërsi të Liqenit të Badovcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat