Bogujevci: Të kesh zërin e Vasfijes në kuvend është gjëja më e fuqishme në historinë e vendit tonë

Aktuale

Bogujevci: Të kesh zërin e Vasfijes në kuvend është gjëja më e fuqishme në historinë e vendit tonë

Nga: A.SH Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:44
Saranda Bogujevci

Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi Goodman do të jenë kandidate për deputete në listën e Vetëvendosjes.

Bogujevci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është fat i madh që do ta kemi Vasfijen në parlamentin e Republikës së Kosovës.

“Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit”, ka shkruar Bogujevci.

Postimi në Facebook:

Është nderë të jesh pjesë e të njëjtës listë të përbashkët me Vasfijen.

Është fat i madh që do ta kemi Vasfijen në parlamentin e Republikes së Kosovës.

Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit.

Të kesh zërin e Vasfijes në kuvend është gjeja më e fuqishme në historinë e vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat