Kryeministri Hoti në Junik: Pakoja jonë ekonomike, është ndër pakot më të mëdha në rajon

Aktuale

Kryeministri Hoti në Junik: Pakoja jonë ekonomike, është ndër pakot më të mëdha në rajon

Më: 16 janar 2021 Në ora: 23:10
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik.

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, pasi që i falënderoi Kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për mobilizimin për fitoren e LDK-së, foli për qeverisjen e tij të deritanishme.

“Kemi dëshmuar model të qeverisjes. Pandemia ka qenë një sfidë shumë e madhe, por kemi riorganizuar komplet sistemin shëndetësor, kemi rritur numrin e mjekëve, infermierëve dhe specializantëve, kemi rritur numrin e testimeve dhe kemi ndërmarrë shumë veprime të tjera të domosdoshme për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.
Pandemia, përpos sfidave shëndetësore ka sjellë edhe probleme të shumta ekonomike. Por ne që nga dita e parë jemi mobilizuar për t’u dal në ndihmë përmes pakos ekonomike dhe ligjit për rimëkëmbje.
Pakoja jonë ekonomike, është ndër pakot më të mëdha në rajon”, nënvizoi Hoti.

Ai theksoi se, Juniku dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, do të përfitojnë nga programi qeverisës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse është program përmbajtësor që synon kthimin e normalitetit në çdo sferë të jetës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat