Albin Kurti viziton familjen e Xheladin Rekaliut në Podujevë 

Aktuale

Albin Kurti viziton familjen e Xheladin Rekaliut në Podujevë 

Nga: Drilon Rrahmani Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:24
Albin Kurti viziton familjen e Xheladin Rekaliut në Podujevë 

Sot u bënë 22 vite pa atdhetarin e çështjes kombëtare, Xheladin Rekaliun. 

Rekaliu lindi më 1948 në fshatin Gegaj të Podujevës, në një familje me tradita dhe histori mbresëlënëse që fillon  nga Rilindja Shqiptare, gjegjësisht nga Lidhja e Prizrenit e vazhdon deri me çlirimin e Kosovës nga pushteti i Serbisë. 

Në 22 vjetorin e tij, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, vizitoi familjen e tij në Podujevë. 

Së bashku me Kurtin, ishte edhe Xhelal Sveçla dhe Fatmir Humolli. 

Gjatë luftës së fundit çlirimtare, në komunën e Vushtrrisë, nga paramilitarët e ushtria serbe, Xheladin Rekaliut i vriten motra Sevdija dhe djali i saj Meriton Gjata  me 2 maj 1999, i cili ishte ushtar i rregullt në radhët e UÇK-së.   

Xheladini, pas vetes i la gjashtë fëmijë: Fitorja, Ardiana, Mimoza, Muhamedi, Valmira dhe Ardiani. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat