Sindikalisti i Bujqëve: Ja si përmbytjet, ia mbytën 100 dele këtij fërmeri në Vushtrri

Aktuale

Sindikalisti i Bujqëve: Ja si përmbytjet, ia mbytën 100 dele këtij fërmeri në Vushtrri

Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:01
Sindikalisti i Bujqëve: Ja si përmbytjet, ia mbytën 100 dele këtij fërmeri në Vushtrri

Kreu i Federatës Sindikate të Bujqëve sot ka vizituar fshatrat e Vushtrrisë, ku një pjesë e  madhe e tyre kanë pësuar nga vërshimet e fundit.

Tahir Tahiri ka publikuar edhe një fotografi, ku shihet një dele e ngordhur.

Postimi i tij:

"Vlenë të thelsohet se ne periferi të Vushtrrisë, pêrkatsisht te baza e ujsjellsit të vjetër afër lumit Sitnica, ndodhet ferma e Ylber Bunjakut me afër 100 krer dele, ku si pasojë e vêrshimeve ishin mbytë të gjitha, poashtu vêrshimet i kishin shkatrrue shtëpinê, serrën, mekanizmin bujqsorë dhe ushqimet për kafshë etj. 

Fermeri në fjalë e kishte burim të vetëm të jetës pêr familjen e tij këtë fermë e cila krejt  ju shkatrrue për një kohë të shkurtë, ku edhe vet me dy vllëzrit e tij mezi kishin shpëtue falë intervenimit të FSK- ës. 

Apeloj te institucionet lokale dhe ato qendrore të marrin masa për kompenzim të dëmeve të  fermerit Ylber Bunjakut dhe ngritjen e fermës si të vetmin burim të jetës së familjes.", ka shkruar ai në Facebook.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat