Nga këto komuna janë 294 të infektuarit me koronavirus

Aktuale

Nga këto komuna janë 294 të infektuarit me koronavirus

Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Ka arritur në 56 mijë e 412 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 729 testime, 294 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë dhe Prizren.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik  dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Theksojmë se deri më tani në Kosovë nga 211 mijë e 689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, janë 56 mijë e 412 persona që kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani 1 mijë e 420 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 mijë e 713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 279.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat