Rasti “Veteranët”, reagon Ramiz Lladrovci, ja pse u taku me Nuredin Lushtakun

Aktuale

Rasti “Veteranët”, reagon Ramiz Lladrovci, ja pse u taku me Nuredin Lushtakun

Nga: N.Sh Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:29
Ramiz Lladrovci. Nuredin Lushtaku

Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vendimit që Gjykata Themelore në Prishtinë, ku shpalli aktgjykim lirues në rastin e njohur si “Veteranët”.

Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen, ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook, thotë se ky ishte një lajm i ditur dhe i pritur.

“Lajmi i sotëm për lirim nga akuzat e Gjeneralit dhe ish Kryeministrit Agim Çeku dhe të tjerëve, ishte lajm sa i ditur aq edhe i pritur.

Takimi me Gjeneral Nuredin Lushtakun, ishte rast që ta përgëzoj nga zemra për fitoren e drejtësisë, lirimin e tij nga akuzat e pabesueshme dhe të udhëheqësve tjerë të luftës çlirimtare.

Gjeneral, miku im, e kam besuar dhe e besoj se një njeri që ishte i gatshëm ta japë jetën për atdhe, nuk i bën kurrë keq atdheut as idealeve të shokëve të vet që dhanë jetën për liri!”, shkruan Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat