Hoxhaj para takimit me strukturat në Mitrovicë, ndalet për çaj te familja e Kadri Veselit

Aktuale

Hoxhaj para takimit me strukturat në Mitrovicë, ndalet për çaj te familja e Kadri Veselit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar për vizitë te familja e Kadri Veslit në Mitrovicë.

Hoxhaj është ndalur te familja e ish-kreut të kuvendit ku është takuar me familjarët e tij.

Ky është njoftimi i tij:

Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli. Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij. Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat