Ekskluzive: Vetëvendosja vendos që ky person ta zëvendësojë Kurtin si numër një në listë

Aktuale

Ekskluzive: Vetëvendosja vendos që ky person ta zëvendësojë Kurtin si numër një në listë

Nga: D.RR Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:55
Albin Kurti

Gazeta “Bota sot” raporti e para që Albin Kurti do të mbetet jashtë garës zgjedhore, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk e lejon asnjë kandidatë të garojë në zgjedhje, nëse i/e  njëjta ka vepër penale në tri vitet e fundit.

Lëvizja Vetëvendosje menjëherë ka ndërmarr veprimin e radhës, për ta zëvendësuar Kurtin në listë.

Burimet e “Bota sot” i thanë gazetës se numri 3 në listë, Glauk Konjufca, do të jetë bartës i listës në vend të Kurtit.

Vjosa Osmani do të mbetet numër 2 në listë.

Gjithashtu “Bota sot” mëson se do të bëhen disa ndryshime në listë, pasi që edhe Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu do të mbeten jashtë./Botasot

Image
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat