Hoxhaj e përcjell nga vetura inaugurimin e Biden, ka disa fjalë për të

Aktuale

Hoxhaj e përcjell nga vetura inaugurimin e Biden, ka disa fjalë për të

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:06
Enver Hoxhaj

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, e ka publikuar një fotografi duke e ndjekur inaugurimin e Joe Biden President i SHBA-së, derisa duket se është në një veturë në lëvizje.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se fitorja e demokracisë në SHBA do t’i ndihmojë fitores të demokracisë dhe liberalizmit në mbarë globin – edhe këtu në Kosovë.

“Në vlugun e takimeve të shumta me qytetarë, gjeta disa minuta që ta përcjell ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, mikut të madh të Kosovës dhe të shqiptarëve, Joe Biden. Fitorja e demokracisë në SHBA do t’i ndihmojë fitores të demokracisë dhe liberalizmit në mbarë globin – edhe këtu në Kosovë. Gjithmonë mirënjohës për Shtetet e Bashkuara! Gjithmonë mirënjohës për Presidentit Biden!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat