Inspeksioni i Prishtinës e dënon sërish LDK-në me 2 mijë euro

Aktuale

Inspeksioni i Prishtinës e dënon sërish LDK-në me 2 mijë euro

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:11
Inspeksioni i Prishtinës e dënon sërish LDK-në

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kanë dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me dy mijë euro.

Sipas njoftimit të tij, LDK-ja është gjobitur për shkak të shkeljes së ligjit anti-Covid dhe masave që janë në fuqi.

Postimi i plotë:

Askush mbi ligjin!

Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi.

Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit! 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat