Ferat Shala në odat e Drenicës takohet me aktivistët e PDK’së, harrohen masat anti covid

Aktuale

Ferat Shala në odat e Drenicës takohet me aktivistët e PDK’së, harrohen masat anti covid

Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:10
Ferat Shala në odat e Drenicës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, vizitoi fshatin” Domanek” në komunën e Drenasit.

Në këtë vizitë ai ishte i shoqëruar edhe nga  kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha.

“Nga afër dëgjuam hallet dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane dhe shpalosëm pjesë nga programi i Rimëkëmbjes, i cili padyshim që ka vënë një theks të veçantë për rajonin e Drenicës”, ka shkuar Shala.

Postimi i plotë:

“Së bashku me kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha, sonte kishim një takim me aktivistët dhe strukturat e nëndegës së PDK-së, në fshatin e lindjes së kryetarit të degës në Domanek. Nga afër dëgjuam hallet dhe kërkesat e banorëve të kësaj ane dhe shpalosëm pjesë nga programi i Rimëkëmbjes, i cili padyshim që ka vënë një theks të veçantë për rajonin e Drenicës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat