Pas 20 vjetëve dështim në arsim, Jasharaj deklaron se nga tani duhet të punohet për ngritjen e cilësisë së arsimit

Aktuale

Pas 20 vjetëve dështim në arsim, Jasharaj deklaron se nga tani duhet të punohet për ngritjen e cilësisë së arsimit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:43
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit dhe ministrit në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj, për mbështetjen lidhur me kërkesën e tyre për shtesat e mësimdhënësve.

Përmes një konference për medie, Rrahmanaj tha se Qeveria, pavarësisht vështirësive me buxhetin, i doli karshi kërkesës së tyre.

“E falënderoj kryeministrin dhe ministrin, që bënë të pamundurën që ti dalin karshi kërkesës tonë për një shtesë në paga për të gjithë punëtorët e arsimit, duke pasur parasysh vështirësitë buxhetin”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka shtuar se nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës.“Nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës dhe obligohemi që të punojmë sa më shumë për ngritjen e cilësisë”, u shpreh Jasharaj.

Jasharaj shtoi se këtë shtesë do ta marrin punëtorët e arsimit nga çerdhet e deri në universitete brenda mundësive buxhetore që ka Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat