Zyra për Regjistrim të Partive rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi, Daka kërkon sqarime shtesë

Aktuale

Zyra për Regjistrim të Partive rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi, Daka kërkon sqarime shtesë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:58
Albin Kurti

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, duke përfshirë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Për shkak të paqartësive në pikën “q” të nenit 29 të Ligjit për Zgjedhje, pika që ua ndalon kandidimin personave të dënuar në tri vitet e fundit, kjo Zyrë në mbledhjen e KQZ-së të premten ka propozuar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke lejuar hapësirë për ankimim për më vonë.

Rekomandimi ka nxitur reagim nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, që ka thënë se ka paqartësi në rekomandimin e Zyrës për Regjistrim.

Ajo ka thënë se rekomandimi të cilët e ka sjelle kjo Zyrë është i pa qartë.

“Në bazës të rekomandimit që në kemi përpara ne nuk e kemi të qartë se kush ka të drejtë të kandidohet dhe kush jo. Ne kemi një rekomandim që nuk thotë kurgjo. Me këtë rakomduar partitë që kanë zëvendësuar kandidatë kanë drejtë me kërku me kthy kandidatet. Prandaj është mire që të na sillen të gjitha shkresat e zyrës me institucionet”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë që Këshilli Gjyqësor ka kërkuar që 47 personave të iu pamundësohet kandimin. Në mesin e tyre është edhe kreu i VV-së, Albin Kurti

Kjo zyrë ka rekomanduar certifikimin e të gjithë kandidatëve të partive të mëdha në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat