Saim Tahiraj reagon ashpër pas vizitës së Kurtit e Osmanit te varri i presidentit Rugova: Ishte një skenë...

Aktuale

Saim Tahiraj reagon ashpër pas vizitës së Kurtit e Osmanit te varri i presidentit Rugova: Ishte një skenë...

Nga: N. H Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:44
Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj

Saim Tahiraj është emër i njohur në botën shqiptare për aktivitetin dhe veprimtarinë e tij aktive ushtarake e politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ka reaguar pas vizitës së djeshme që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me ish-nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani, vizituan varrin e presidentit historik të Kosovës, doktor Ibrahim Rugova.

Dje, ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.

Ish-bashkëpunëtori i Sali Çekajt, lidhur me këtë vizitë, i ka reaguar ashpër liderit të VV-së.

Ai thotë skena e përkuljes së Kurtit te varri i presidentit e bëri gati që të vjellë, kurse, për një moment i kujtoi Thaçin që vite më parë e bëri të njëjtën gjë.

Ja reagimi i plotë i Tahirajt:

Politikani rrugaç.

Tërë karrierën e vet politike e ndërtoi në rrugë. Protestoi, demonstroi kundër çdo marrëveshje ndërkombëtare ku po i viheshin themelet shtetit të Kosovës, Rambuje, Vjenë, Bruksel dhe së fundmi Uashington ku po forcohej shtetësia e Kosovës.

Sulmoi të gjitha institucionet ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, UNMIK, EULEX të cilat kishin ardhur për ta ndihmuar ndërtimin e shtetit tonë. Sulmoi edhe Ambasadoren Amerikane, shteti i cili na e solli lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk e njohu kurrë shtetin e Kosovës i cili u fitua ma gjak dhe shumë sakrifica të mëdha. Nga rruga përherë i sulmoj me armë institucionet e shtetit dhe i dogji ato, shkatërroi pasurin shtetërore. Sulmoj dhe plagosi policin e Kosovës, bijtë dhe bijat tona.

Nuk i njohu simbolet e shtetit, i dogji edhe ato. Në vazhdimësi sulmoj ashpër Presidentin Rugova dhe LDK-në. Bashkëpunoi me të gjithë ata persona dhe grupacione politike dhe kriminale që luftonin LDK-në dhe Presidentin Rugova. Të gjitha këto veprime kundër shtetit dhe miqve tanë i bëri nga rrugët, nëpër rrugë dhe përmes rrugëve, andaj një person i tillë nuk ka se si të quhet ndryshe përpos rrugaç. Kur e pashë sot duke bërë homazhe te varri i Presidentit Rugova, mu sillën vërdallë të gjitha këto veprime dhe shumë të tjera që nuk po i përmendi, të këtij Rrugaçi. Për një moment mu errësua të pamurit dhe më erdhi për të vjellë. Ishte një skenë që po përsëritej, e bëri shumë më parë Thaçi dhe disa të tjerë, tani po e bënë të njëjtën edhe bashkëveprimtari i tyre.

Ky vetëm po e banë shumë me vonesë, urrejtja e madhe që kishte ndaj tij ja ruajti kryeneçësinë deri më tani. Etja e madhe për pushtet po i zbutë edhe kryeneçësitë më të forta. Duke e shikuar këtë Rrugaç se si sillej vërdallë, rreth e rrotull varrit të Presidentit Rugova po bëja krahasimin dhe dallimin e madh që ka Presidenti me këtë Rrugaç. Deri sa Presidenti Rugova tërë jetën ja kushtoj lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës, ndërtimit dhe funksionimit të institucioneve të tij, demokracisë dhe tolerancës, unitetit të popullit. Madje edhe me ata që e quajtën tradhtarë dhe e dënuan me vdekje. Derisa udhëtoj anë e këndë botës për të ndërtuar miqësi reja dhe për t’i ribërë ato të vjetrat, të cilat ishin vendimtare për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky Rrugaç veproj krejtësisht në të kundërtën , i luftoj dhe minoj të gjitha këto përpjekje. Kur e shikon një skenë të tillë dhe kur ja shton edhe rreshtin që ishte pas dhe krahas këtij rrugaçi dhe thirren në emër Rugovizmit, edhe mund të çmendesh. Këto paradokse ndodhin vetëm në Kosovën tonë të dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat