Hoti: Gratë nuk do të kenë sfida për të zhvilluar biznes

Aktuale

Hoti: Gratë nuk do të kenë sfida për të zhvilluar biznes

Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:13
Avdullah Hoti

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se një grua në biznes nuk do të jetë sfidë.

Ai e ka bërë këtë premtim gjatë vizitës në Fiona’s Music Center ku edhe e dëgjoi një interpretim në piano, derisa u shpreh i kënaqur që kjo kulturë muzikore është duke u zhvilluar shumë tek të rinjtë tanë.

“Një grua në biznes nuk ka për të qenë sfidë, në kuadër të pakos së rimëkëmbjes kemi fondim e veçantë për gratë në biznes dhe të gjitha gratë duhet të aplikojnë përmes një konkursi të rregullt dhe transparent”.

Hoti theksoi se bizneset në fushën e artit dhe kulturës janë të rëndesishme për zhvillimin e shoqërisë sonë.

Në kuadër të takimeve me biznese, Hoti vizitoi edhe studion e arkitekturës dhe dizajnit “Maden Group”.

“I lumtur që shoh shumë arkitektë në këtë studio që ka fituar shumë çmime ndërkombëtare. Arkitektura është art në vete dhe si të tillë duhet ta kultivojmë sa më shumë tek të rinjtë. Shoqatat e arkitekturës i shohum sikur aleatë të qeverisë dhe do t’i përkrahim për çdo nevojë të tyre”.

Kandidati i LDK-së për kryeministër tha se plani i tyre është që çdo i ri që përfundon fakultetin t’i mundësohet praktika e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat