Kurteshi beson se Supremja do ta përmbysë vendimin e KQZ-së

Aktuale

Kurteshi beson se Supremja do ta përmbysë vendimin e KQZ-së

Më: 23 janar 2021 Në ora: 00:32
Sami Kurteshi

Sami Kurteshi, përfaqësues i VV-së në KQZ, ka thënë se nuk besojnë se Gjykata Supreme nuk do ta certifikojë listën.

Ai u adresohet subjekteve të tjera politike që të jenë të gatshëm sepse VV-ja nuk do të dorëzohet, ndërsa bindshëm përsëritë se kanë të drejtë.

“Ne nuk jemi nisur nga ky plan, nuk e besojmë se nuk e certifikon.

Do punojmë sipas bindjeve dhe planeve tona dhe çdo rrethanë e re sjellë mendime dhe veprime të reja. Nuk dorëzohemi para padrejtësive dhe ata duhet të bëhen të gatshëm që ne nuk dorëzohemi. Jemi të bindur se kemi të drejtë”, tha ai në Interaktiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat