Hoti në Pejë “godet” VV-në: Po donë me u çmend, këta nuk e meritojnë të vijnë në pushtet

Aktuale

Hoti në Pejë “godet” VV-në: Po donë me u çmend, këta nuk e meritojnë të vijnë në pushtet

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:21
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti sot është duke qëndruar në Pejë.

Në tubimin që po e mban atje, Hoti ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai u shprehë se LDK do të sigurohet që parti si LVV të mos vijnë në pushtet.

“Jam krenar që me qasje bazuar në filozofin e LDK-së kemi arritur rezultatet, me të cilat mburremi. Kemi menaxhuar 3 4 procese të ndejshme.”

“Me pakon rimëkëmbjen ekonomike më të madhe në rajon, e kemi përgjysmuar efektin negativ të pandemisë. Pa masat ekonomike, do të kishim shumë vështirësi. Veç ne kemi pasur mundësi që t’i hapim të gjitha dyert.”

“Më lejoni të tregoj një fakt, 2020-tën është viti më produktiv në bujqësi, për faktin e thjeshtë, që kemi dyfishuar subvencioneve, i ka shtyrë njerëzit që të merren me bujqësi. “

“Kanë bërë gjithçka për me degradu këtë marrëveshje( e 4 shtatorit), e cila u konfirmua prap nga administrata Biden, një marrëveshje që ka sjell një njohje të re dhe një miliard dollarë investime. Një marrëveshje që këta të tjerët nuk e kishin parë ëndërr, se nuk kush flet me ta.”

“Janë duke e parë vetëm një imazh të mundësisë për pushtet, vetëm imazh se nuk do të munden, më besoni. Me këtë imazh, i kanë rënë në çaf KQZ-së si komision i pavarur, donë mu çmend. Këta nuk e meritojnë të vijnë në pushtet. Ne do të sigurohemi që këta të mos vijnë në pushtet. Unë ju tregoj një gjë, që jam i bindur, njerëzit nuk kanë me votu si një llajk në facebook por ku shkon te kutitë e votimit, do të votojnë me zemër. I ftoj qytetarët e Kosovës që kur të dalin para kutive të votimit të ju del para syve lista e LDK-së dhe me i pas parasysh njerëzit e listave tjera. Kurrë nuk ka ndodhur që mos me u certifiku listat zgjedhore, dje ka ndodh për herë të parë në 20 vitet e fundit. Janë njerëz që nuk respektojnë rendin demokratik, rendin kushtetues”, u shprehë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat