Hoti: Do ta përkahim fuqishëm turizmin, është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë vendore

Aktuale

Hoti: Do ta përkahim fuqishëm turizmin, është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë vendore

Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:38
Avdullah Hoti

Kryeministri, Avdullah Hoti takoi organizatat dhe bizneset që janë udhërrëfyese dhe bartëse të zhvillimit të turizmit malor. Takimi u zhvillua në “Portën Perëndimore”.

“Turizmi është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe do të përkahim fuqishëm sepse është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë vendore.

Do të hartojmë programe të veçanta që të zhvillohet edhe më shumë ky “Park Nacional”.

Me Marrëveshjen e Uashingtonit, investitorët e huaj janë të gatshëm të investojnë dhe do të bëjmë investime të mëdha që do ta fuqizojnë turizmin malor”, tha kryeministri Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat