1.450 të vdekur që nga paraqitja e Covid-19 në Kosovë

Aktuale

1.450 të vdekur që nga paraqitja e Covid-19 në Kosovë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 07:21
Foto ilustruese

Që nga fillimi i pandemisë, 1.450 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi i vitit të kaluar është 57.696, prej tyre 50.731 janë shëruar, ndërsa numri i i rasteve aktive është 5.515.

“Numri total i rasteve pozitive është 57.696 raste nga 218.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat