Shkëlzen Gashi publikon fotografinë që s’do të donin ta shihnin partitë tjera: Ja pse VV-ja duhet të fitojë 58%

Aktuale

Shkëlzen Gashi publikon fotografinë që s’do të donin ta shihnin partitë tjera: Ja pse VV-ja duhet të fitojë 58%

Nga: A.Zh Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:08
Shkëlzen Gashi

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, parasheh që Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë 58 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka publikuar një fotografi të asfaltit të shkatërruar nga vërshimet në Komunën e Malishevës, duke e renditur këtë si arsye se pse duhet të fitojë VV-ja, përcjell Bota sot.

“Kur të analizohet rezultati se pse 58%, duhet të merret parasysh edhe kjo fotografi”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Për cilësinë e asfaltit që u shkatërrua pas reshjeve të shumta, ka pasur kritika të shumta ditë më parë./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat