“T’fala Parisit, t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, dëgjohen krisma në tubimin e PDK-së në Drenicë

Aktuale

“T’fala Parisit, t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, dëgjohen krisma në tubimin e PDK-së në Drenicë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 14:14
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen zyrtarë të shumtë të PDK-së duke dëgjuar këngë patriotike me çifteli

Të gjitha partitë politike janë aktivizuar për të zhvilluar fushatë para-elektorale.

Zgjedhjet e 14 shkurtit kanë vënë në pah edhe më tepër edhe disa figura politike që për një kohë qëndruan më larg zhvillimeve politike e institucionale.

Së fundi një tubim zgjedhor u zhvillua nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen zyrtarë të shumtë të PDK-së duke dëgjuar këngë patriotike me çifteli, e ku aty dëgjohen edhe krisma që nuk dihet nëse janë të armës.

Të gjithë të pranishmit kishin harruar ekzistencën e virusit COVID-19, përpos që u bën grumbull, asnjë nuk kishte vendosur maskë apo diçka të ngjashme.

“T’fala Parisit pluma Beogradit jem ushtarët e Sami Lushtakut. T’fala Parisit e t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, këto janë dy frazat e kënduara nga shahirët që janë në mes të tendës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat