Pritshmëritë nga Sekretari Blinken për dialogun Kosovë-Serbi, flet Greg Delawie

Aktuale

Pritshmëritë nga Sekretari Blinken për dialogun Kosovë-Serbi, flet Greg Delawie

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:04
Greg Delawie

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken beson në vlerat tradiconale amerikane.

Delawie është deklaruar në një replikë në Twitter pas pyetjes së gazetarit se çfarë pret nga Antony Blinken veçanërisht për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-diplomati amerikan u shpreh se nuk ka diskutuar mbi Ballkanin me Sekretarin e Shtetit por që i njëjti beson në vlerat tradicionale amerikane.

“Nuk kam diskutuar për Ballkanin asnjëherë me Sekretarin Blinken. Unë e di që ai beson në vlerat tradicionale amerikane siç janë Rendi dhe Ligji dhe demokracia si dhe që diplomacia është më e mira për të zgjidhur problemet e vështira”, ka thënë ai duke shtuar se më shumë se kaq nuk ka informata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat