Tahiri: Do të vazhdojmë me gjoba ndaj partive që shkelin rregullat kundër përhapjes së Covid-19

Aktuale

Tahiri: Do të vazhdojmë me gjoba ndaj partive që shkelin rregullat kundër përhapjes së Covid-19

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:19
Adonis Tahiri

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, është shprehur se ky institucion ka shqiptuar shtatë gjoba ndaj subjekteve politike për shkelee të rregullave kundër COVID-19.

Tahiri është shprehur se subjekti më i gjobitur politik deri tash është LDK.

“Gjobën e drejtojmë te personi juridik dhe ajo është prej dy mijë euro me një periudhë të shkurtër të pagimit, ose të paguhet 50 përqind më lirë nëse paguhet brenda një afati të caktuar”, është shprehur Tahiri

“Deri më tani PDK, AAK Nisma, LVV janë gjobitur nga një herë, kurse LDK ka pasë tri tubime që janë të ndaluara në territorin e kryeqytetit”.

Tahiri ka thënë se po duket se jeta e qytetarëve nuk po ka rëndësi për partitë politike, kur është fjala për vota.

Ai është shprehur se do të vazhdojnë me gjoba, nëse partitë politike mbajnë tubime kundër rregullave anti COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat