FSK vazhdon operacionin e kërkimit të qytetarit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt”

Aktuale

FSK vazhdon operacionin e kërkimit të qytetarit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt”

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra  të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) gjatë ditës së djeshme kanë filluar me operacionin  e kërkimit  për gjetjen e trupit të  50 vjeçarit i cili është parë të  hidhet nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë.

Kërkimet nga njësit e zhytësve  të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë  operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për  të vazhduar  sot  që  në orët e hershme të  mëngjesit.

Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet  rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar.

Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat